KUKES- Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 12.01.2025 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet mesatar.
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.
Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
I gjithë Qarkut i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç Njësisë Administrative Kolsh, Surroj, Arren, Bashkia Kukës. Fshatrat Cahan, Mujaj-Dajç, Njësisë Administrative Qëndër Krumë, fshatrat Kishaj Pogaj Njësisë Administrative Gjinaj dhe fshatrat Peraj, Zgjec, Njësisë Administrative Golaj Bashkia Has.
Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.
Lajmi kryesor:
Moti i Keq/ Reshje bore në lartësitë mbi 300 metra! Zbardhet veriu dhe Korça! Bypass-Qafë Murrizë i pakalueshëm, akset nacionale të kalueshme por me zinxhirë! Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës - Bari
S.G/E.H/ReportTv.al