Bora rrëzon shtyllat, Devolli 3 ditë pa ujë e drita! Banorët: Shkrijmë borën në sobë, për të siguruar ujë!

1 Mars 2022, 17:02| Përditesimi: 1 Mars 2022, 21:01

  • Share

Prej tre ditësh me mijëra banorë të Bashkisë së Devollit dhe Bashkisë minoritare të Pustecit janë pa energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erës së fortë.

Në qytetin e Bilishti mbizotëron zhurma e gjeneratorëve, ndërsa qytetarët të shqetësuar shprehen se përpos energjisë mungon edhe ujë në çezma.

"Jemi pa bukë, pa ujë dhe pa energji. Dy pleq dalin në mes të kësaj furtune për të mbushur ujë në çezmë publike, aty ishte krejt Bilishti dhe nuk mbushëm dot. Jemi detyruar të shkrijmë borën në sobën për ta përdorur në tualete. Ndërsa për të pirë jemi detuar të blejmë ujë", tha një qytetare.

Report Tv udhëtoi drejt fshatit Zagradec aty ku skuadrat e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit të rëndë.

Janë 15 shtylla të rrëzuara për shkak të amortizimit dhe peshës së rëndë të borës.

"Për shkak të motit shumë keq me stuhi dhe reshje dëbore u dëmtuan shtyllat e linjës 35, kemi punua pa ndalesë me 5 grupe pune", tha Alban Tafa, drejtor i Njësisë të Tensionit të Larte ne juglindje.

"Kemi ngritur shtyllat dhe tani po punojmë për lidhjen e përcjellësve me shpresën e zotit dhe me punën pandërprerje  themi se do e përfundojmë deri në darkë, megjithëse kushtet e motit janë të tejskajshme", Saudin Kadriu, shef i Likujdimit të Avarisë në OSSH.

Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe në fshatra të tjerë të juglindjes si në Pojan, Pendavije, Moglice.

DIBER DHE KRUJË

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm Dibrën e për pasojë është bllokuar qarkullimi në Rrugën e Arbrit.

Marsi ka gjetur të zbardhur dhe qytetin e Krujës bashkë me Parkun Kombëtar të Qafështamës.

Në zonat malore trashësia është 10 centimetra, ndërsa rruga nacionale është e kalueshme por me vështirësi për shkak të ngricave.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?