Ambasadori i OSBE, Bernd Borchard është fotografuar në rrugët e Tiranës duke shëtitur i qetë, me veshje sportive, me kufje në vesh dhe një çantë supi, si një qytetar i zakonshëm.
Në këtë ditë pushimi Borchard ka hequr kostumin e diplomatit dhe ka zgjedhur të shijojë kryeqytetin.
Arritja e një marrëveshje për reformën zgjedhore mes palëve politike ka bërë që ndryshe nga fundjava e kaluar ku ambasadorët u 'ngujuan' në rezidencën amerikane për të arritur konsensusin, këtë të diel të rrinë të relaksuar për të shijuar pushimin e së dielës. Prezenca e OSBE ka qenë e pranishme në mbledhjet e Këshillit Politikë, por, Borchard ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së mediave.