TIRANE-Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Pak ditë pas parullës "Borchardt shame on you" (Borchardt turp për ju) poshtë pallatit ku banon diplomati, që dënoi ashpër dhunën në protestën e datës 11 maj të opozitës, policia ka vendosur që ta marrë në mbrojtje bashkë me familjen e tij.
Report Tv sjell pamjet, teksa duken efektivët e policisë, që janë stacionuar 24 orë poshtë hyrjes së pallatit. Jo vetëm policia e shtetit, por edhe ajo private monitoron me kamera të gjithë hyrjet dhe daljet në pallatin ku banon ambasadori.
Efektivi i policisë në derën e pallatit ku banon ambasadori OSBE-së
Ndërkohë që deri tani janë shoqëruar dy vajza të cilat u morën në pyetje (njëra ish- kandidate e LSI-së për deputete) në lidhje me parullën që u shkrua kundër ambasadorit dhe më pas u liruan (lexo ketu). Petrit Vasili i doli në mbrojtje duke thënë se vajza ka të drejtën dhe është e lirë të shpreh mendimin e saj.
Ambasadat e SHBA-së, BE, por edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë kanë dënuar parullën kundër ambasadorit duke e cilësuar si sulm dhe hakmarrje, pasi Bernd Borchardt dënoi ashpër dhunën në protestën e opozitës.
Parulla "Borchardt turp për ju" poshtë pallatit ku banon diplomati
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, në datën 16 Maj, misionet e SHBA, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë shprehur zyrtarisht për këto ngjarje duke dënuar si akte të papranueshme për demokracinë, dhunën e opozitës shqiptare dhe kërcënimin e ambasadorit.
Z “demokrat” KEPUCA KAPTINES CIZMJA KAPTINES BOJA NE FYTYRE OSE NE KOLLARE VEZET E PRISHURA NE KOKE PATATET TYMYSE E TJERA QE JANE MENYRA TE PROTESTUESIT NE DEMOKRACI KY ZOTERIJA D M TH BERNARDI NUK I PATI POR PATI PRIVILEGJ NJE TE SHKROJTURA NE MURE QE DO TE THOTE SHQIP TETE VIJE TURP O NDYRESIRE QE JE BERE PALE ME RAMEN QE I KUNDERVIHET POPULLIT TE TIJ ME VEPRIMIN E SKLLAVERUES TE LENJES 60/100 te popullsise Me 80 euro/ne muaj AI OSE AJO QE KA BERE KETE VEPRIM PER MUA ESHTE HERO GOOD JOB YOU ARE HERO FOR THIS GRAFITI
PërgjigjuESHTE NORMALE DHE DEMOKRATIKE E SHKROJTURA NE MUR NUK ESHTE SULM FIZIKISHT CJANE KETO BUDALLALEQET QE PO DEGJOJME KETE IDJOTIN E BE PO E SULMOKAN OPOZITARET NE VENDIN E TIJE SI I KORRUPTUAR DHE I LIDHUR ME QARQE KRIMINALE RILINDASE TE ED RAMES
Përgjigjukjo ishte me te futme.sami mos ndrysho emer po shkove ne europe se e paske te lezetcem
Po Sami ke te drejte, zhgarravitja e mureve madje edhe shashkat nuk jane sulm fizik, edhe Merkel e Trump jane blere nga Rama