Banka Botërore

Ekonomi

Bordi i Bankës Botërore miraton financimin shtesë prej 80 milionë USD për Shqipërinë! Modernizim digjital i sektorit publik, ja 3 fushat e investimit

11 Mars, 10:27| Përditesimi: 11 Mars, 10:30

  • Share

Tiranë- Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë dollarë, për të mbështetur agjendën e Shqipërisë për modernizimim dhe transformimin digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cenueshme.

Financimi shtesë vjen si rezultat i progresi të projektit kryesor "Përmirësimi i Aksesit të Barabartë në Shërbimet Publike me Standarde të Larta përmes GovTech" (prej 65 milionë $), i cili synon të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike.

Financimi shtesë i sapo miratuar sipas BB do të zgjerojë aktivitetin e programit në tri fusha të rëndësishme:

-Rimodelimi dhe digjitalizimi i shërbimeve të qeverisjes vendore: Kjo do të sigurojë efikasitet në aksesin ndaj një game të gjerë shërbimesh administrative bashkiake, duke sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset.

-Zhvillimi i një platforme të re digjitale për prokurimin publik: Duke integruar inovacionin e bazuar në inteligjencën artificiale, kjo platformë do të rrisë transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien në proceset e prokurimit publik, duke sjellë kursim dhe efikasitet në kontraktimet që bëjnë institucionet qeveritare.

-Zbatimi i një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike: Përmes hartimit dhe zbatimit të një sistemi të ri digjital për menaxhimin e financave publike, programi do të ndihmojë qeverinë qendrore dhe vendore të menaxhojnë më shpejt dhe më saktë buxhetin për investime publike për popullsinë lokale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?