Pezullimi i llogarive të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Facebook dhe Instagram është mbështetur edhe nga Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook.
Megjithatë bordi ka kritikuar bllokimin e përhershëm të llogarive si përtej fushës së ndëshkimeve normale të Facebook. Këshilli ka urdhëruar Facebook që të rishikojë vendimin dhe "të justifikojë një përgjigje proporcionale" që zbatohet edhe përdoruesit e zakonshëm.
Bordi i Mbikëqyrjes tha se vendimi fillestar për të pezulluar përgjithmonë Trump ishte "i papërcaktuar dhe pa standarde" dhe se përgjigjja duhet të jetë "në përputhje me rregullat që zbatohen për përdoruesit e tjerë të platformës ". Vendimi do të thotë që pezullimi i Trump mbetet në fuqi për tani.
Llogaritë e ish presidentit në të dy rrjetet sociale janë pezulluar që në janar pas trazirave të Capitol Hill. Trump ndërkohë e ka të bllokuar llogarinë e tij në Tëitter.
Shpesh i referuar si "Gjykata Supreme e Facebook", ajo u krijua për të vendosur mbi vendimet e vështira ose të diskutueshme të marra nga Facebook. Ai është themeluar nga shefi i Facebook Mark Zuckerberg por operon si një entitet i pavarur, edhe pse pagat dhe kostot e tjera mbulohen nga Facebook. Ai përbëhet nga gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut, avokatë dhe akademikë.