Nafta do të shitet me 182 lekë për litër, duke nisur nga ora 18:00 e ditës së sotme. Vendimi është publikuar nga Bordi i Transparencës së Karburanteve, ku vihet re se rënie të çmimit ka pësuar edhe benzina dhe gazi.
Çmimi i naftës ka pësuar një rënie prej 7 lekësh krahasuar me vendimin e kaluar. Benzina po ashtu do të shitet me 182 lekë për litër, ndërsa gazi me 75 lekë për litër, duke shënuar rënie. Duhet theksuar fakti që me vendimin e sotëm, çmimi i naftës zbret në një ndër nivelet më të ulëta që prej krijimit të Bordit të Transparencës.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 16 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.