Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet çmimi i naftës dhe benzinës, ulet me 10 lekë çmimi i gazit

15 Maj 2022, 09:08| Përditesimi: 15 Maj 2022, 09:23

  • Share

Nga sot nafta dhe benzina do të kushtojnë më shtrenjtë, ndërsa çmimi i gazit është ulur me 10 lekë. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta do të kushtojë 237 lekë/ litri, ose 5 lekë më shumë nga sa ishte më parë. Ndërsa benzina nga sot do të shitet me 234 lekë/litër, ose 10 lekë më shumë nga sa ka qenë. Ndërsa çmimi i gazit ka pësuar ulje, dhe do të kushtojë 90 lekë/ litër, nga 100 lekë që ishte më parë.

'Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.*(Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).'- thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

                    Ishte                              Bëhet
Nafta         232 lekë/litri                237 Lekë/litri
Benzina    224 lekë/litri                234 Lekë/litri
Gazi         100 lekë/litri                90 Lekë /litri

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës.

Njoftimi i plotë i Bordit i Transparencës

Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 15/05/2022 11:54

    Nje bravo e madhe per bordin e transparences qe ja fut qytetareve dhe behet pale me oligarket e hidrokarbureve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?