Foto ilustruese

Ekonomi

Bordi publikon çmimet e reja, ul me 4 lekë naftën, rrit me 1 lekë benzinën! Gazi nuk ndryshon

9 Gusht 2022, 12:28| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 13:38

  • Share

TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të hidrokarbureve. Bordi ka ulur me katër lekë çmimin e naftës, ndërsa ka rritur me 1 lekë çmimin e benzinës. Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 80 lekë/litri. Konkretisht, nafta do të shitet me 216 lekë/ litri nga 220 lekë/ litri. Ndërkohë, benzina nga 199 lekë/litri do të shitet me 200 lekë/litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 200 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Pas uljes rekord të çmimit të naftës në bursë, Konfindustria kërkon që të shkrihet Bordi i Transparencës, pasi sipas tyre po vepron në dëm të interesit publik. Konfindustria thotë se në të gjitha vendimet që ka marrë deri më tani Bordi ka favorizuar kartelin e karburanteve. Konfindustria vlerëson se vendi ynë ka çmimet më të larta të karburanteve në botë, ndërsa thotë se nafta duhej të shitet nën 200 lekë/litri.

Çmimet e reja do të futen në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                     Ishte                 Bëhet
Nafta            220 lekë/litër    216 lekë/litër
Benzina       199 lekë/litër    200 lekë/litër
Gazi             81  lekë/litër      80  lekë/litër

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albania: 09/08/2022 14:53

    Bordi ka zarfin ne xhep per kete arsye ka ulje kaq te lehta te çmimit ???? Populli eshte ne gjum se duhet te çohen e ti q… rpt ketyre qe kane kthy ne prone private tregun ?

    Përgjigju
    • Tito: 09/08/2022 17:00

      o fratello. cmimin e vendos ti, une dhe kush konsumon karburant me makine. sa me shume ta kerkojme ne, aq me i larte eshte. ndryshimi me bordin eshte vetem qe shteti ka vene nje taban, pastaj pikat i vendosin cmimet si te duan, mjafton qe mos ta kalojne. dhe qe ta dish, nje gje e tille ne treg te lire nuk ekziston. jane cudira shqiptare. ne treg te lire ai e vendos edhe 300 leke. po deshe blije.

  • Paul: 09/08/2022 14:41

    nafta duhej te ishte 1800 leke,,,

    Përgjigju
  • Jugu: 09/08/2022 13:01

    Bordi eshte kethyer ne kartel korrupsioni dhe shfrytezojne rastin,,nafta dhe benzina kushton me pak ne itali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?