TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e lehtë të çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër. Po ashtu në rënie është dhe çmimi i gazit, që nga 78 lekë/litër do të shitet 74 lekë/litri.
Nga ana tjetër, çmimi i benzinës ka pësuar rritje me 5 lekë. Nga sot benzina do të shitet me 208 lekë/litri nga 203 lekë/litri që ishte më parë. Që prej datës 12 tetor, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimet e hidrokarbureve.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.
Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Nuk eshte ulje kater e gjashte lek nafta duhet te jete nen dyqint leke mund ti thuash ulje.
Përgjigjusa afrohet protesta,,,fillon ulja,,,sa mbaron protesta fillon rritja e cmimit te naftes....e cuditshme...
PërgjigjuRendesi ka qe te hane qeveritaret, oligarket dhe patronazhistet. Te tjeret te paguajne.
PërgjigjuPo mos e ulni as ato 4 leke se ju jeni per rekord ne bote. I mbani ato 4 leke per liter ti beni ilace dhe kimjo per veten tuaj hajdute me kollare dhe pushtet. Zoti ju marrte hak per djersen dhe gjakun e nnerezve qe po u vidhni.
Përgjigju