Foto ilustruese

Ulet pas shumë kohësh çmimi i gazit, nga sot shitet 9 lekë më lirë! Bordi ul me 3 lekë naftën dhe 1 lek benzinën

28 Prill 2023, 15:46| Përditesimi: 28 Prill 2023, 15:58

  • Share

TIRANË- Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e hidrokarbureve! Pas një periudhe shumë të gjatë, çmimi i gazit është ulur ndjeshëm dhe duke nisur nga sot në orën 18:00 do të tregtohet me 66 lekë për litër nga 75 lekë që ishte më parë. Konkretisht, çmimi i gazit është ulur me 9 lekë.

Po ashtu ulje kanë pësuar edhe çmimi i naftës me 3 lekë, si edhe çmimi i benzinës me 1 lekë. Nga sot nafta do të shitet me 174 lekë për litër, nga 177 lekë për litër që ishte më parë. Ndërsa, benzina do të tregtohet 177 lekë për litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 81 lekë/litër", thuhet në njoftim. 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

                  Ishte                Bëhet
Nafta       177 lekë/litri     174 lekë/litri
Benzina  178 lekë/litri     177 lekë/litri
Gazi        75 lekë/litri       66 lekë/litri

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kursi kembimit: 28/04/2023 16:34

    Renia e euro dhe dollar ben qe ne treg ne burse me lek te blesh me shume karburant si rrjedhoje bie cmimi karburantit pra ulja e euros kundrejt lekut ndihmon konsumatorin shqiptar qe paguhet ne lek dhe shpenzon ne lek si monedhe !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?