Foto ilustruese

Bordi vendos çmimet e reja, rritet me 5 lekë nafta dhe me 2 lekë benzina! Gazi mbetet i pandryshuar

11 Gusht 2022, 15:04| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 15:21

  • Share

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve duke rritur me 5 lekë çmimin e naftës dhe me 2 lekë benzinën. Ndërsa gazi mbetet i pandryshuar. Nga sot, nafta do të shitet 221 lekë/litër nga 216 lekë/litër që ishte më parë, benzina me 202 lekë/litër nga 200 lekë/litër që ishte ndërsa gazi mbetet 80 lekë/litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet", njofton Bordi.

Çmimet e reja do të futen në fuqi nga ora 1s. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të8:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitje ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                      Ishte                 Bëhet
Nafta            216 lekë/litër    221 lekë/litër
Benzina       200 lekë/litër    202 lekë/litër
Gazi             80  lekë/litër      80  lekë/litër

Komento

Komente

  • Likja: 12/08/2022 09:55

    Aktualisht ndohdet ne greqi vellaj edhe me thote me lir nafta ketu se ne shqiperi Diesel ne greqi 1.675 euro litri qe I bie diku 194 leke litri. Benzina normale 1.97 euro litri ndersa super premium bnzin eshte shtrenjte 2.45 euro litri por ne pergjithesi me lire NAFTA ketu se ne shqiperi! Shqiperi hesapi ngrihuno per lil bahsat e ilir metat e salirat edhe per edi ramat me shoke mos u ngrini per veten e juaj o popull injorant!

    Përgjigju
  • Qefliu: 11/08/2022 17:55

    Bravo i qofte qeverise qe arrin ta mbaj cmimin nen kontroll, se ne kohe lufte cmimi rritet shume. Flm Ed Rama

    Përgjigju
  • Spiropali: 11/08/2022 17:07

    Ku janë patronazhistet??? Në sulm për partinë...

    Përgjigju
  • Pis: 11/08/2022 16:28

    Ilacet ju bofshin sidomos me gazin pa akcsize qe nuk e ulni , pse e mbani gazin lart ??? Te presim se skemi par gje akoma

    Përgjigju
  • Turi: 11/08/2022 16:24

    Nuk kane faj kur ne rrime ne shtepi dhe presim cudira nga ky shtet , keta vetem nje rruge njohin ate te dhunes

    Përgjigju
  • Bimi: 11/08/2022 16:08

    Ajde ilace ato leket, per bordin, familjaret e bordit dhe atyre qe i lejojn bordit te bej si ti doje qefi

    Përgjigju
    • Lala: 12/08/2022 08:47

      O arberor qafsh my CA Malli pi ? Ku e ble? Te marr edhe in se qeka mall super.cudira beka me ment e kokes

    • Arbëri: 11/08/2022 16:22

      Lekën janë bër ndihmen e Putinit në luft o vlla ! Edvin krimineli me Vucicin janë duke ble RUBLJA ruse për ta ndihmuar Putinin për qdo ditë . Këtë e din shumica e europianve dhe SHBA-t …!

  • Lapi: 11/08/2022 15:57

    A mos ju bafte hajer ne familjet tuaja kjo rrjepje qe po bani me cmimet e karburanteve.

    Përgjigju
  • Vili: 11/08/2022 15:50

    Nje tufe hajdutesh qe po ja pijne gjakun ktij populli !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?