Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet që prej ditës së sotme. Ndryshim ka pësuar vetëm nafta, e cila është ulur me 4 lekë krahasuar me vendimin e kaluar. Që prej orës 18:00 të ditës së sotme, një litër naftë do të shitet me 193 lekë.
Ndërsa çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar, krahasuar me vendimin e fundit të Bordit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.
Çmimet e caktuara do të hyjnë në fuqi ditën e sotme nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e reja.
Ore, mirë çmimi i shtrenjtë,po cilësia o Nul,Sh Naftë e dobët...I prishën makinat! Duhet një bord Kontrolli Cilësie i Pikave të Karburantit!
PërgjigjuPse vazhdon ende ky bord? Cfare po rregullon ky bord?
PërgjigjuPse s ka bord transparence ne vendet e BE-se?????? Bravo kshu vazhdoni se ky popull e ka hak.
Përgjigjukomplet te pajustifikuara si cmime dhe teresishte abuzuese. Ilace per bordin dhe kush ja lejon.
PërgjigjuUne e ha nje sufllaqe te paktën me dopjo pite
Po ti botileshit merr vesh ti o sufllaqexhiu aktivistit? Ik se e fitove sufllaqen edhe per sot.
Po ku ke haber ti a t.i shko futi nei shesh besh ti ate bej