Foto ilustruese

Bordi publikon çmimet e reja, rritet me 7 lekë nafta, do shitet 197 lekë/litri! Edhe benzina 4 lekë më shtrenjtë! Gazi nuk ndryshon

4 Mars 2023, 14:03| Përditesimi: 4 Mars 2023, 14:15

  • Share

Nga dita e sotme, nafta do të shitet 7 lekë më shtrenjtë dhe benzina 4 lekë më shumë. Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja dhe ka vendosur që nafta të jetë 197 lekë/litër nga 190 që ishte më parë. Ndërsa benzina do të jetë 190 lekë/litri nga 186 që ishte më parë.

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të vijojë të shitet me 80 lekë/litri. 

"Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër", thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 04 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

                                    ISHTE                    BËHET
Çmimi i naftës            190 lekë/litër           197 lekë/litër         
Çmimi i benzinës        186 lekë/litër           190 lekë/litër         
Çmimi i gazit               80 lekë/litër             80 lekë/litër  

Komento

Komente

  • Uffff: 04/03/2023 14:19

    Ilace mbase u behen.vdekshi ne vend nga Balluke baxhella e para

    Përgjigju
  • Rriteni edhe pak: 04/03/2023 14:13

    Mir ja beni ktij populli nguljani se ban ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?