Artistët vazhdojnë që të bëhen pjesë e familjeve shqiptare, duke përcjell tek ata jo vetëm mesazhe optimiste, por edhe art. Kësaj here aktori i njohur Leka Sefla përmes vargjeve të Arben Imerit sjell një videomesazh nga Gjermania, ku me nostalgji kujton artistët e këtij vendi, Rikard Larjen, që u nda para një jave nga jeta, por edhe ata që nuk janë më midis nesh. Sefla ka pasur fatin që të ngjitet edhe interpretojë përkrah tyre në skenën e Teatrit kombëtar.
Komento