Kriza/ Kryeministrja e Francës: Do ketë kompensim të karburantit për 10 milionë qytetarë në nevojë, u japim kupon nga 100 euro

7 Dhjetor 2022, 11:05| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 07:59

  • Share

Ditën e sotme, Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, njoftoi se nga fillimi i janarit 10 milionë francezë do të marrin një kompensim karburanti prej 100 eurosh.

Ndihma do të shkojë për të gjithë francezët që kanë ekonomi të dobët, të cilët kanë nevojë për automjetet e tyre për të shkuar në punë, raportojnë mediat e huaja.

"Ne do të vendosim një tarifë karburanti për francezët modest që kanë nevojë për makinën e tyre për të shkuar në punë, kështu që është 100 euro për rreth gjysmën e familjeve, përfaqëson një zbritje prej rreth 10 cent për litër”, tha kreu i qeverisë në RTL.

Borne vuri në dukje se përfituesit duhet të paraqesin aplikimin përkatës online, duke treguar targën e makinës së tyre dhe duke deklaruar se u duhet makina për të mbërritur në vendin e punës

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?