Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit sepse përfitimet e tij shëndetësore janë vërtet të mëdha.
Studimi i fundit nga Universiteti i Anglisë Lindore zbulon se konsumimi i përditshëm i boronicës së kuqe mund të ofrojë përfitime të konsiderueshme për kujtesën dhe shëndetin kognitiv.
Rezultatet tregojnë se boronicat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e demencës dhe uljen e niveleve të kolesterolit “të keq”.
Gjatë hulumtimit, shkencëtarët ndoqën një grup prej 60 pjesëmarrësish të shëndetshëm për një periudhë prej 12 javësh.
Në fund të studimit, ata që konsumuan boronicë çdo ditë treguan përmirësim të ndjeshëm në kujtesën për ngjarjet e përditshme, qarkullim më të mirë në tru dhe nivele më të ulëta të kolesterolit LDL, i njohur si kolesteroli “i keq”.
Studiuesi Dr. David Vauzour, i cili udhëhoqi këtë projekt, theksoi se rezultatet janë shumë premtuese dhe hapin derën për kërkime të mëtejshme se si boronicat dhe manaferrat e tjera mund të kontribuojnë në ruajtjen e funksioneve njohëse.
Komente
