Borrell: BE-ja nuk e njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë, ngrin llogaritë bankare të oligarkëve

16 Shtator 2020, 10:07| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 16:02

  • Share

Bashkimi Europian ka thënë se nuk e njeh liderin e sfiduar, Aleksandër Lukashenkon, si president legjitim të Bjellorusisë, ka thënë shefi për diplomaci i bllokut evropian, Josep Borrell.

Ai theksoi se zgjedhjet e 9 gushtit, që i kanë zgjatur pushtetin presidentit bjellorus, kanë qenë joligjore.

Opozita ruse, e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya, akuzon Lukashenkon për mashtrime me vota në procesin zgjedhor, që i ka siguruar atij një mandat të gjashtë presidencial.

Prej publikimit të rezultatit zgjedhor, mijëra persona janë ndaluar dhe goditur nga zyrtarët policorë, derisa gati të gjitha liderët opozitarë janë larguar me forcë nga shteti ose janë arrestuar nga autoritetet.

Shtypja e protestave është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Situata është e qartë për ne. Ne i konsiderojmë zgjedhjet e 9 gushtit si joligjore”, u ka thënë Borrell ligjvënësve në Parlamentin Europian

“Ne nuk e njohim Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë”.

Ai deklaroi gjithashtu se deri më tani janë ndaluar rreth 7,500 protestues paqësorë, si dhe janë raportuar rreth 500 raste të torturës.

Blloku evropian me 27 anëtarë është duke përgatitur sanksione kundër personave përgjegjës për mashtrime zgjedhore dhe shtypje të protestave.

Ora 14:57
BE-ja vendos sanksione kundër Bjellorusisë, ngrin llogaritë bankare të oligarkëve

Sanksione kundër Bjellorusisë. Deputetët e Europës kanë përgatitur një përgjigje të ashpër ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut nga Presidenti Alexander Lukashenko

Duke treguar mbështetjen e tyre për protestuesit me veprime ata kanë goditur portofolin e oligarkëve bjellorusë teksa kanë vendosur ngrirjen e llogarive të tyre bankare në Europë.

Presioni europian përmes sanksioneve vjen dy ditë pas vizitës së Lukashenkos në Soçi të Rusisë, ku ai mori mbështetjen e Presidentit Vladimir Putin dhe teksa opozita në sheshet e Minnsk-ut po kërkon nga Bashkimi Europian që të mos e njohë atë si president.

Ndërkohë Polonia ka propozuar hartimin e një plani bashkëpunimi ekonomik që do t'i ofrohet Bjellorusisë në këmbim të zgjedhjeve të lira.

Vendet Balltike, nga ana e tyre, nuk e fshehin dëshirën për të përdorur një qasje më të ashpër kundër Lukashenkos, pavarësisht rrezikut të një konfrontimi diplomatik me Moskën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?