Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se BE dënon sulmet e dhunshme ndaj Izraelit nga militantët e Hamas.
"BE bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve të pakuptimta, të cilat rrisin më tej tensionet në rajon dhe minojnë seriozisht aspirata për paqe të popullit palestinez. BE-ja qëndron në solidarizim me Izraelin që ka të drejtë ta mbrojë veten në linjë me ligjet ndërkombëtare, në përballje me dhunën e tillë dhe sulmet”, tha ai.
Edhe Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se i ka thënë gjatë një bisede kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA se ishte gati të ofronte “të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes” pasi grupi islamik palestinez Hamas nisi një sulm ndaj Izraelit.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. I kam bërë të qartë kryeministrit Netanyahu se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes për Qeverinë dhe popullin e Izraelit”, tha Biden
Lajmi kryesor:
Hamasi breshëri raketash mbi Izraelin, 250 të vdekur, 164 pengje! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë, jemi në luftë! Jeruzalemi sulm ajror mbi Gaza! 232 viktima, 1,600 të plagosur
B.K/ReportTv.al