Josep Borrell
Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell ka thënë se konflikti në Lindjen ne Mesme është pranë zgjerimit, në zonën e Libanit.
Paralajmërimi i Borrell vjen vetëm pak ditë pasi grupi Hezbollah kërcënoi Qipron në rast të ndihmesës ndaj Izraelit.
“Rreziku që kjo luftë të godasë Libanin jugor dhe të përhapet është më i madh çdo ditë”,- u tha Borrell gazetarëve përpara takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg.
“Jemi në prag të zgjerimit të luftës”,-theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ 8 palestinezë të vrarë në sulmin në Gaza! Borrell: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet
K.M/ReportTv.al