Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell , duke ilustruar paketën e nëntë të sanksioneve të BE-së shprehet se ato do të godasin rëndë sektorin ushtarak dhe të mbrojtjes ruse që prodhojnë pajisje ushtarake apo dhe ata që po planifikojnë sulme me raketa që synojnë civilët dhe infrastrukturën civile
"Ne do të godasim rëndë sektorin ushtarak, ushtarak dhe të mbrojtjes ruse, kompanitë që prodhojnë pajisje ushtarake ose ata që po planifikojnë sulme me raketa që synojnë civilët dhe infrastrukturën civile, në shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Pas ushqimit dhe urisë, Putini ka vendosur të përdorë dimrin si armë: ai dëshiron të ndërpresë furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe ujë për miliona civilë në Ukrainë”, u shpreh Borrell.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë
S.C/ReportTv.al