Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të raportojë para ministrave të Jashtëm të shteteve të bllokut evropian lidhur me takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim, që u zhvillua më 18 mars nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën pajtim për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
Lajmi kryesor:
Pajtimi Kosovë-Serbi në Ohër, Blinken: Mundësi të mëdha për t'u anëtarësuar në union! Escobar: Zbatimi i marrëveshjes është kusht për BE
G.MO/ReportTv.al