Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, gjatë një pushimi nga Këshilli joformal i Ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Toledo, tha se ishte tepër i sigurt se së shpejti grupi Wagner do të kishte një tjeër zëvendësues pas vdekjes së Prigozhin.
Ai tha se pjesëtarët e grupit Wagner janë mercenarë të cilët do të jenë në shërbim të Putin.
"Jam i sigurt se së shpejti do të gjejnë një zëvendësues për grupin Wagner. Janë krahu i djathtë i Rusisë në Afrikë, ata janë mercenarë, në linjë me Moskën, në shërbim të Putinit”, tha Borrell.
Lajmi kryesor:
Vdekja e Prigozhin, Kremlini: Nuk përjashtohet akti i qëllimshëm! Shi dronësh në Rusi, Podolyak: Lufta po spostohet
S.S/ReportTv.al