Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së Joep Borrell tha se sanksionet e BE-së kundër Rusisë do të kenë pasoja të rënda për ekonomin ruse dhe s nuk do të rishikohen.
" Ne kemi paketën më të fortë të sanksioneve, masat kufizuese kundër Rusisë. Sigurisht që efektiviteti i këtyre sanksioneve do të diskutohet, por unë besoj fuqimisht se këto sanksione kanë pasoja shumë të rënda për ekonominë ruse, për teknologjinë, për industrinë, transportin, zhvillimin. të vendburimeve të reja të naftës dhe gazit. Ministrat do ta diskutojnë këtë. Disa zëra kanë kërkuar rishikimin e sanksioneve, por nuk mendoj se do të jetë ky disponimi i ministrave. Sanksionet do të vazhdojnë ", deklaroi Borrell në përfundim të Këshillit të Jashtëm joformal të BE-së në Pragë.
Lajmi kryesor:
Apeli i Ukrainës, BE diskutoi sot për ndalimin e hyrjes për turistët rusë! Gjermania dhe Franca kundërshtojnë ndalesën e vizave! Borrell: Nuk mund të merret asnjë vendim
S.C/ReportTv.al