përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell

Bota

Borrell: Sulmi rus në qendrën tregtare në Kharkiv është krim lufte

27 Maj 2024, 10:29| Përditesimi: 27 Maj 2024, 10:32

  • Share

1716798763_josepborell.JPGSulmin në qendrën tregtare në Kharkiv, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel, e ka konsideruar si krim lufte.

Ai deklaroi se ky sulm tregon edhe njëherë krimet dhe mizoritë që po kryen Rusia në Ukrainë. 

“Në luftën e vazhdueshme në Ukrainë numri i njerëzve të vrarë gjatë aksioneve ushtarake po rritet në të dy frontet, nëse mund ta quani bombardimin e një supermarketi kur ai është plot me njerëz aksion ushtarak. 
Sulmi në qendër tregtare në Kharkiv të shtunën e kaluar është një tjetër shembull i krimeve të luftës dhe mizorive të kryera nga Rusia”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Momentet e shpërthimit në Kharkiv parë nga brenda, në qendër tregtare kishte njerëz! 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur (VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?