Josep Borrell

Borrell takon në Mynih Kurtin dhe Vuçiçin: Stabiliteti dhe paqja në rajon arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

17 Shkurt, 20:51| Përditesimi: 17 Shkurt, 21:02

  • Share

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në kuadër të konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentim serb Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Borrell ka dhënë detaje për takimet të mbajtura me krerët e dy shteteve ballkanike.

Zyrtari i lartë i BE-së shkruan se stabiliteti dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?