Josep Borrell
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, do të udhëtojë sot në Liban. Borrell do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Nabih Berri, Kryeministrin Najib Mikati, Ministrin e Punëve të Jashtme, Abdallah Bou Habib dhe komandantin e Forcave të Armatosura libaneze, gjeneralin Joseph Aoun.
Gjatë qëndrimit të tij - deri të dielën - kreu i diplomacisë evropiane do të zhvillojë një bisedë edhe me kreun e misionit dhe komandantin e forcës së Kombeve të Bashkuara në Liban (Unifil), gjeneralin Aroldo Lazaro.
Misioni - shpjegon Shërbimi i Veprimit të Jashtëm në një shënim - do të jetë një mundësi për të diskutuar të gjitha aspektet e situatës në dhe rreth Gazës, duke përfshirë ndikimin e saj në rajon, në veçanti situatën në kufirin izraelito-libanez, si dhe rëndësia e shmangies së përshkallëzimit rajonal dhe mbështetjes së fluksit të ndihmës humanitare për civilët, të cilën Bashkimi Evropian e ka katërfishuar në 100 milionë euro
Lajmi kryesor:
Lufta/ Media: 2 milionë njerëz marshuan në kryeqytetin e Jemenit në solidaritet për Gazën! Franca: S'i takon Izraelit të përcaktojë të ardhmen e Gazës
S.S/ReportTv.al