Në një takim të zhvilluar mes Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe Sekretarit amerikan të shtetit Antony J. Blinken u diskutua edhe lidhur me Ballkanin Perëndimor.
Takimin e ka bërë me dije Borrell i cili shkruan se mes shumë diskutimeve theksi është vënë edhe në çështjen e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se në Ballkanin Perëndimor, perspektiva evropiane mbetet një përparësi si për BE-në ashtu edhe për SHBA-në.
“Ne gjithashtu biseduam për Ballkanin Perëndimor, çështje në të cilin Sekretari amerikan, Antony Blinken është angazhuar për një kohë të gjatë. Në Ballkanin Perëndimor, perspektiva evropiane mbetet një përparësi si për BE-në ashtu edhe për SHBA-në.”
Borrell është shprehur se do të punojnë për të përmirësuar qeverisjen Ballkanit Perëndimor, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të nxitur reforma që do të bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian.
“Ne do të punojmë së bashku, duke shmangur çdo lloj konkurrence midis nesh, për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të nxitur reforma që do të bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian.”
Bashkimi Evropian është partneri më i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor.