Politikë

Borxhi deri në 700 mln €, Meta jep pëlqimin për marrjen e eurobondit, por me disa rezerva

27 Tetor 2021, 12:44| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 15:14

  • Share

Presidenti Meta i jep Kuvendit pëlqimin e tij për marrjen e Eurobondit deri në 700 mln euro në nëntor që do të përdoret në disa sektorë dhe për të larë borxhin publik, por ka dhe disa rezerva lidhur me të ku u bën thirrje deputetëve që të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj.

Meta thekson  se kjo dhënie pëlqimi bëhet e vlefshme vetëm pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi.

Theksin presidenti e vendos në transparencën por dhe efikasitetin e përdorimit të eurobondit për të mirën e ekonomisë së vendit.

Presidenti Meta ka dhënë pëlqimin vetëm për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, me qëllim mos pengimin e mundësive për përdorimin e instrumentit të eurobondit sipas kushteve më të favorshme.

Meta kërkon që deputetëve në seancë plenare t’u paraqitet një raport në mënyrë shteruese të disa çështjeve:

- Arsyet përse vijohet të ndiqet praktika e administrimit të financave të vendit me vendimmarrje të kësaj natyre, urgjente;

- Sqarimet përkatëse ndaj rritjes së huamarrjes së huaj, që duhet të trajtohet me kujdes ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (shqetësim ky që është ngritur edhe nga FMN në raportin e tij të fundit);

- Të raportohet lidhur me performancën e borxhit publik; 

-Të raportohet në terma krahasimorë skenari në rastin e një huamarrje në tregun e brendshëm, në raport me përdorimin e instrumentit të eurobondit;

-Analizë të plotë të kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre;

-Një listim të saktë të projekteve që synohet të mbulohen me këtë shumë për të cilën po tentohet të dilet në Eurobond;

-Të evidentohet në mënyrë shumë më të qartë dhe transparente qëllimi i huamarrjes dhe mënyra e përdorimit të këtij fondi në vlera kaq të larta, veçanërisht nëse huamarrja synohet të përdoret për të financuar deficitin dhe borxhin e marrë, si dhe për t`u mbajtur rezervë në Thesar për mbështetje të ardhshme buxhetore, dhe jo për t`u injektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për ekonominë, siç përmendet jo qartë në relacionin shpjegues;

-Të sqarohet nëse huamarrja përmes këtij eurobondi, synon të shlyejë dhe huamarrjet e eurobondeve të mëparshme;

-Vendosjen në dispozicion të të gjithë deputetëve të Kuvendit, të gjithë praktikës dokumentare të kësaj iniciative;

-Të mbahen në vëmendje rekomandimet e Bankës së Shqipërisë, e cila gjykon se emetimi i këtij Eurobondi nuk cenon politikën monetare në afatin e shkurtër, megjithatë duhet patur kujdes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Eurobondi prej 500 deri në 700 milionë euro pritet të merret në fillim të muajit nëntor. Ky borxh do të shlyhet nga 7 deri në 10 vite dhe do të përdoret për disa sektorë. Ky është eurobondi i 5 që vendi do të marrë, ndërsa eurobondi i fundit u emetua në qershor të vitit 2020, në vlerën e 650 milionë eurove.

(Kliko ketu per te lexuar Kthim Pergjigje Kuvendit - miratim i hyrjes në fuqi menjeherë të ligjit))

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • spak usa: 27/10/2021 16:09

    ky metaj vjedh me tonelata shqiperine e shqiperia merr borxh me tonelata , hajde gjeje tani. ky duhet hequr dhe priceduar da me pare

    Përgjigju
    • Spak sufllaqa: 19/11/2021 21:48

      O sufllaqe-gi eshte tjeter kush kryeminister, ka fut shqiperine keq ne borxhe qe paguhen nga te gjithe ne

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?