Nga janari deri në fund të muajit mars borxhi i jashtëm i vendit është rritur me 297 milionë euro krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2020, njofton Banka e Shqipërisë
Konkretisht në fund të muajit mars stoku i borxhit të jashtëm arriti në 8,852 miliardë euro nga 8,555 miliardë euro që ishte në fund të dhjetorit 2020 dhe rritja është më e madhe krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, kur pandemia ishte në nisje të saj. Në total për periudhën janar-mars 2020 borxhi ishte 8,198 miliardë euro, me një rritje prej 654 milionë eurosh.
Rritja e shpejtë e borxhit jashtëm e regjistruar në prag të zgjedhjeve elektorale të 25 prillit, erdhi edhe si pasojë e dy kredive të marra tek ndërkombëtarët. Konkretisht janë 200 milionë euro hua të marra gjatë këtij tremujori më shumë se në tremujorin e fundit të vitit që shkoi.
Shqipëria është ndër vendet me rritjen më të lartë të borxhit në rajon për shkak të pandemisë COVID-19, por pavarësisht kësaj situate Ministria e Financave është zotuar për të nisur uljen e tij brenda këtij viti dhe për ta ulur në nivel minimal (60%)brenda vitit 2023.
BORXHI PUBLIK I VENDIT
Janar-mars 2021 8,852 mld euro
Tetor-dhjetor 2020 8,555 mld euro
Diferenca +297 mln euro
BORXHI PUBLIK I VENDIT
Janar-mars 2021 8,852 mld euro
Janar- mars 2020 8,198 mld euro
Diferenca +654 mln euro
Komente
