Borxhi publik i parashikuar për vitin 2023, Ibrahimaj: Synojmë uljen e tij në 67.5%, eurobondi i ri minimalisht do të jetë në vlerën e 500 milionë eurove

3 Nëntor 2022, 11:49| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 12:37

  • Share

Ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është diskutuar për deficitin dhe borxhin publik të parashikuar për vitin 2023. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në komision se synohej që vitin e ardhshëm borxhi publik të zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto.

“Borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Në përputhje me ligjin organik buxheti, ku sqarohet se niveli borxhit publik duhe të targohet më i ulët. Në vitin 2023 parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit, apo 73.2% që rezulton në vitin 2021. Objektivi operacional, balancë primare jo negative. Borxhi publik aktualisht përbëhet nga 51.3% e borxh I brendshëm dhe 48.7% I jashtëm. Në vitin 2022, ka pësuar ulja nga fundi i 2021, i cili vlerësohej 49.2%. Ne synojmë uljen e mëtejshme të tij. Borxhi afatshkurtër, 15.6% të totalit, 84.4% borxhi afatgjatë. Jetëgjatësia në borxhin e brendshëm paraqet risk më të lartë të financimit. Objektiv rritja e jetëgjatësisë në borxhin e brendshëm, aktualisht është 830 ditë, përmirësim, nga 2021, kur ishte 739 ditë”- tha Ibrahimaj.

Sa i takon daljes të Shqipërisë në eurobond, Ibrahimaj tha se kjo do të bëhej vetëm në rastin kur kushtet e tregjeve ndërkombëtare do të ishin të qëndrueshme. Ministrja shtoi se në vitin 2023 pritej të merrej një eurobond i ri me vlerë minimale deri në 500 milionë euro.

“Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto 55 mld lekë, 25 mld nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 mld përmes financimit nga treggjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro. Ne gjithashtu planifikojmë të bëjmë menaxhim të detyrimeve, blerja mbrapsht e një eurobondit ekzistuese 250 mln euro, që do të maturohet në vitin 2025, ai I emetuar në 2018, ccka do reduktoj riskun e emetimit të borxhit të vitit 2018. Kjo nuk kushtëzon normalitetin e zhvillimit buxhetor. Puna ka nisur dhe gati për të dalë në treg për Eurobond në fillim të 2023, kjo do realizohet vetëm nëse kushtet do jenë efikase.

Dalja në eurobond do të bëhet vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të qëndrueshme.  Duke ditur pasiguritë e larta që mund të kenë tregjet financiare, ministria e Financave dhe qeveria ka kohë që po shtyjnë përpara materializimin e një mbështetje buxhetore me Bankën Botërore me vlerën potenciale deri në 120 milionë euro e cila do të shtohet në të njëjtën vlerë dhe nga agjencia franceze për zhvillim. Financimi në skenarin bazë është thuajse i sigurtë pavarësisht nëse do dalim në eurobond. Në skenarin pessimist, parashikohet dhe mos dalja në treg. Linja rezervë, alokimi i monedhës SDR, që Shqipëria ka nga FMN në dispozicion që në kohën e pandemisë, vlerë 180 mln euro, që MFE e ka mbajtur për raste vështirësie të buxhetit”-u shpreh ministrja.

Lajmi në përditësim...

Ora 12:24
7.5 miliardë lekë detyrime nga pushteti vendor, Ibrahimaj: Qeveria nuk do japë më borxhe për bashkitë që nuk kanë qëndrueshmëri financiare

Ndërsa foli në Komisionin e Ekonomisë lidhur me synimin e qeverisë për uljen e borxhit publik në vitin 2023, Ibrahimaj tha se qeveria nuk do të jepte hua ndaj bashkive të cilat nuk tregonin qëndrueshmëri financiare.

Më tej, ministrja e Ekonomisë dhe Financave shtoi se do të paraqiste në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore që detyronte bashkitë që fondet e paangazhuara, t’i çonin automatikisht për pagesën e detyrimeve të prapambetura ndaj qeverisë.

“Në fund të shtatorit të vitit 2022, pushteti vendor ka 7.5 miliardë lekë detyrime ndaj qeverisë. Bashkitë lejohen edhe sot të marrin borxh. Por nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare, nuk mund të marrin borxh, si çdo entitet tjetër, ashtu edhe qeveria nuk merr dot borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri financiare. Nuk ka asnjë limit për marrjen e kredive për ato bashki të vlerësuara pozitivisht. Ka pasur ngadalësi të huave të marra nga institucionet e pushtetit vendor. Për këtë arsye kemi marrë masa për të sjellë në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore ku parashikohet që pjesa e fondeve të trashëgueshme nga bashkitë, nëse nuk janë të angazhuara do të shkojnë për pagesën e detyrimeve të prapambetura apo të huave që u ka dhënë qeveria shqiptare”- u shpreh Ibrahimaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?