Borxhi publik në shifra rekord prej vitit 2010! Në 2022 do të ulet me 1.4%, shkon në 78.8% të PBB

3 Janar 2022, 16:20| Përditesimi: 3 Janar 2022, 16:32

  • Share

Marrja e një sërë kredish dhe e dy eurobondeve në dy vitet e fundit, ka rritur ndjeshëm borxhin publik, i cili për vitin 2021 pritet të kalkulohet në 80.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe shkaku kryesor për rritjen është pandemia.

Por kjo tendencë negative pritet të ndryshojë këtë vit të ri, pasi Ministria e Financave ka parashikuar në Buxhetin e 2022, që borxhi do të ulet me 1.4%, dhe do të zbresë në 78.8% të PBB-së deri në fund të 2022-shit.

Pavarësisht se në vlerë monetare borxhi publik për këtë vit është parashikuar të jetë 12.3 miliardë, ose rreth 794 milionë euro më shumë se në 2021, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është në rënie për shkak të rritjes ekonomike dhe të të ardhurave.

Ndërkohë aktualisht borxhi është në shifra rekord prej vitit 2010, dhe është rritur me 14% nga viti 2019, kur ende nuk kishte nisur pandemia. Niveli i borxhit për Shqipërinë konsiderohet i lartë dhe problematik si nga institucionet në vend ashtu edhe nga ndërkombëtarët, dhe duke qenë se një pjesë e madhe e tij është në valutë rrezikohet të jetë më i kushtueshëm për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit.

Nëse deri në fund të nëntorit pagesat për interesat e borxhit arritën në 34,447 miliardë lekë, në vitin 2022 pritet të arrijnë në 50,757 miliardë lekë, pasi është rritur huamarrja. Nga ana tjetër ulja reale e borxhit pritet të ndjehet më shumë në vitin 2024, pasi qeveria është zotuar të dalë me balancë pozitive, pra që s’do rrisë më tej borxhin.

BORXHI PUBLIK
Viti 2021            1,386,751 mld lekë (11,5 mld euro )
Viti 2022            1,482,492 mld lekë (12,3 mld euro )
Diferenca                95,741 mld lekë (794,6 mld euro)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 03/01/2022 20:27

    Kur i ben parate rrush dhe kumbulla doemos do rritet borxhi publik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?