Ekonomi

Borxhi publik në 2022 do të zbresë në 79.4% të PBB, Tabaku: Përfshini në borxh kostot e rindërtimit e koncesionet

3 Nëntor 2021, 17:39| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 18:13

  • Share

Në projektbuxhetin e vitit që vjen është parashikuar që borxhi publik në vitin që vjen do të arrijë në 12.1 miliardë euro. Pavarësisht kësaj vlere që është më e lartë se borxhi i pritshëm për këtë vit që arrin në 11,6 miliardë euro, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se do të arrihet ulja e borxhit në raport me PBB.

“100.8 miliardë lekë është deficiti buxhetor i vitit 2022, siguron mbrojtjen e shtresave në nevojë, të rrisim investimet kapitale. na ndihmon të përfundojmë rindërtimin, të menaxhojmë krizën energjetike. Deficiti është 5.4% e PBB, nga 6.8% këtë vit. Në fund të vitit 2024 do kemi balancë primare pozitive, dhe borxhi do të zbresë në 79.4% të PBB nga 80% që është këtë vit. Objektiv është menaxhimi i borxhit”, shprehet në komisionin e ekonomisë ministrja Ibrahimaj. 

Lidhur me borxhin pyetje janë ngritur edhe nga deputetët e komisionit.

"Keni marrë angazhimin që të ulni borxhin publik ju thatë do e ulni në 65% dhe ju thoni se do jetë 76% brenda mandatit? Sa kredi keni marrë nga ndërkombëtarët për rindërtimin? Kam shqetësim detyrimet e prapambetura që nuk janë të përfshira në borxh? Po ashtu dhe koncesionet duhet të materializohen në borxh?, pyeti Tabaku.

Nga ana tjetër, ministrja Ibrahimaj u përgjigj: "Sot referova që pagesat e koncesioneve janë në 3% të PBB, nga 5% që është tavani. Risqet janë të parashikuara, janë 13 kontrata të lidhura me buxhetin e shtetit. Janë 13.8 miliardë lekë do paguhen në 2022. Ministria e Financave ka skanimin në dogana, tek Shëndetësia kemi kontrollin bazë të shëndetësisë, seti i instrumentet kirurgjikale, dializa dhe shërbimet spitalore. Tek infrastruktura janë koncesione ndërtimi dhe nuk janë kontratash shërbimi. 7 kontrata e parashikuara nuk kanë financim këtë vit.  Për borxhin keni përpara parashikimin e Financave, që synon uljen e borxhit dhe vijimin e reformave ekonomike. Sa i takon vendimeve të arbitrazhit, janë të publikuara dhe me transparencë totale, duke treguar ndërgjegjësim dhe nëse këto vendime do materializohen dhe do të jenë pjesë e buxhetit. Borxhi publik në vitin 2019 ishte 65.8%, në vitin 2020 shkoi në 75.7% dhe këtë vit 2021 është parashikuar 80.6%. Në rritjen e borxhit ka ndikuar rindërtimi me 2.6% dhe pandemia me mbi 7% në rritjen e borxhit. Borxhi i brendshëm  në vitin 2022 do të jetë 51.3% të totalit, dhe borxhi i huaj 48.7% të totalit. Parashikojmë që borxhi i huaj të ulet në vitet që vijnë".

Ministrja njoftoi po ashtu që janë në diskutime edhe me fondin saudit për të marrë një hua tjetër për rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

“Qukës Qaf-Plloçë do të financohet nga buxheti i këtij viti, është projekt i trashëguar para dhe i nisur 2013, ka pasur kosto fillestare 150 mln dollar, që rezultuan të pamjaftueshme për shkak të defekteve 105.8 milionë dollar nga Fondi Saudit dhe IDB”, u shpreh Ibrahimaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?