Është rënduar gjëndja shëndetësore e bosit të mafias Matteo Messina Denaro, i cili mbahet në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila. Ai vuan nga tumori dhe prej ditës së arrestimit vijon kurimin në burg, , ku i është ngritur një dhomë kimioterapie.
Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por më pas ishte kthyer në burg.
“Tani Messina Denaro nuk ha më, ai gjithashtu ka vështirësi për të pirë, ka nevojë për shtrim urgjent në spital sepse i duhet të ushqehet”, tha avokati mbrojtës Alessandro Cerella.
Gjithashtu ai shton se gjëndja shëndetësore e Messina Denaros është përkeqësuar ndjeshëm dhe duhet asistuar 24 orë në ditë shpjegomn avokati duke shtuar se ka nevojë urgjente për tu shtruar në spital shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij u konsiderua si historike nga autoritetet pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.
Po ai ndaj u dorëzua se ishte në fund të jetës...
Përgjigju