Bosi shqiptar i drogës 'bie në kurthin' e Antimafias, agjenti u shtir si vajzë shqiptare në Instagram e i la takim në kafene në Londër...por i vuri prangat

7 Shtator 2020, 13:22| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 16:04

  • Share

TIRANË- Profili fals i një vajze shqiptare dhe bisedat me të në Instagram e kanë dërguar me këmbët e veta drejt prangave trafikantin e drogës Shqipëri-Itali. Elton Hamza i shpëtoi disa operacioneve në Shqipëri dhe Itali, ndërsa është arrestuar pranë aeroportit "Heathrow" në Londër. Antimafia Italiane e ndoqi për disa javë nëpërmjet Instagram të konsideruarin kryesorin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

37 vjeçari është joshur nga një ftesë në Instagram nga profil i një personazhi shqiptar, një vajzë simpatike, por pa e ditur se pas saj qëndronin agjentët e antimafias.

Pasi ka biseduar për disa ditë me këtë vajzë, Hamza, ka lënë edhe një kafe për tu takuar fizikisht.  Por në kafene është pritur nga agjentët e Interpol, antimafias dhe policisë angleze ku është arrestuar.

Hamza ishte në kërkim që prej muajit korrik ku u godit rrjeti i tij në operacionin “kulmi” por nuk u arrestua as në Shqipëri dhe as në Itali.

37 anëtarët e këtij grupi operacionin midis dy vendeve si për trafik droge ashtu edhe për investimin e parave të fituara, nga ku 27 anëtare ishin shqiptarë dhe 10 italiane. Në pranga ka rënë edhe një tjetër anëtar italian i kësaj organizate shtetasi C.S, ai është kapur në Gjermani në të njëjtën ditë me Hamzën.

Të gjithë të arrestuarit  akuzohen për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale", "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Hetimet për këtë grup nisën 5 vite më parë, ndërsa e gjithë mënyra se si vepronte kjo strukturë kriminale u zbërthye nga dy të penduarit që treguan para prokurorëve se si koka e grupit, shqiptari nga Vlora, jepte udhëzimet dhe ndante paratë.

Pas këtij operacioni prokurori Antimafias italiane dhe kreu i SPAK dhanë një konferencë të përbashkët për mediat, duke paralajmëruar të tjera goditje.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?