Zyrtarë të Bosnjë Hercegovinës

Bosnja Hercegovina u ndalon hyrjen gjashtë serbëve që kanë lidhje me grupin rus ‘Wanger’, tre prej tyre nxitën trazira në veri të Kosovës

13 Janar 2023, 20:34| Përditesimi: 13 Janar 2023, 20:39

  • Share

Shërbimet e sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës  kanë ndaluar hyrjen në Bosnje dhe Hercegovinë të gjashtë shtetasve të Serbisë, të cilët janë të lidhur me grupin paramilitar rus Wagner, shkruajnë mediat vendase.

Damnjan Knezheviq, lider i shoqatës "Patrulla Popullore" në Serbi, anëtarët e kësaj shoqate, Zoran Lekiq, Aleksandar Lisov dhe 2 anëtarë të formacionit paraushtarak. Të gjithë të mësipërmit janë shpallur persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe u është ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë që nga fillimi i këtij viti.

Damnjan Knezheviq, Zoran Lekiq dhe Aleksandar Lisov kanë qenë shumë aktivë në veri të Kosovës, të cilët së fundmi kanë vizituar Qendrën Ëagner në Rusi. Patrullat Popullore janë një organizatë e krahut të djathtë që ka zhvilluar një fushatë kundër emigrantëve në Serbi gjatë viteve të fundit.

Pas vizitës së tij në Qendrën Wagner, Damnjan Knezheviq u bëri thirrje serbëve që të fillojnë çlirimin e Jarinjës në veri të Kosovës. Më 18 dhjetor të vitit të kaluar, Knezheviq qëndroi në Jarinjë me disa anëtarë të maskuar nga Serbia. Ndryshe, “Patrulla e Popullit” është organizatë e krahut të djathtë që vitet e fundit ka zhvilluar një fushatë kundër emigrantëve në Serbi. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?