Policia rrethon zonën pas krimit

Bosnje Hercegovinë/ 15 vjeçari vret me thikë oficerin e policisë dhe plagos një tjetër në Komisariat

25 Tetor, 10:34| Përditesimi: 25 Tetor, 10:44

  • Share

Bosnje Hercegovinë-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bosnje Hercegovinë. Një 15 vjeçar ka vrarë me thikë një oficer policie në Komisariat. Ndërkohë ka plagosur edhe një efektiv tjetër.

Raportohet se krimi ka ndodhur mbrëmjen e 24 tetorit në stacionin policor në Bosanska Krupa rreth orës 22:00.

Autoritetet vendase e konsideruan këtë ngjarje si një akt terrorist.

Një i mitur hyri në një stacion policie dhe goditi me thikë dy oficerë policie. Njëri u vra dhe një tjetër është në gjendje të qëndrueshme, tha Ramo Isak, ministër i brendshëm i federatës boshnjako-kroate, raporton Reuters.

Pas ngjarjes adoleshenti u vendos në pranga teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Sipas agjencisë së lajmeve N1 15 vjeçari është një fanatik fetar islamik, madje babai i djalit është pjesëtar i lëvizjes vehabiste.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?