Fitorja e Boston Celtics

Boston Celtics marrin fitoren e dytë në NBA, Suns dhe Cavaliers barazojnë serinë e ndeshjeve

19 Prill 2023, 14:01| Përditesimi: 19 Prill 2023, 14:02

  • Share

NBA ka vijuar ndeshjet e fazës‘Play-Off’, ku ka pasur spektakël në tre palestra të ndryshme. Boston Celtics ka marrë një tjetër fitore në TD Garden ndaj Atlanta Hawks me 13 pikë diferencë 119:106. Jayson Tatum ka qenë më më i miri me 29 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime, teksa White shtoi edhe 26 të tjera te Celtics.

Fitore të madhe ka marrë para tifozëve të vet edhe Cleveland Cavaliers ndaj New York Knicks me 17 pikë diferencë 107:90. Me këtë fitore Cavaliers kanë barazuar serinë në 1-1. Seria në 1-1 është barazuar edhe në duelin mes Phoenix Suns dhe Los Angeles Clippers, pasi vendasit kanë mposhtur me rezultat 123:109. Devin Booker me 38 pikë si dhe Kevin Durant me 26 të tjera ishin më të mirët për fitoren e Suns.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?