Përballja me Covid-19, vazhdon të jetë problematike në gjithë botën. Shifra e të infektuarve po shkon 35 milionë, ndëkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1 milionë persona.
Shtetet e Bashkura kanë shënuar numrin më të lartë të infeksoneve, ku në total janë regjistruar 7,549, 323 njerëz të infektuar, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë është 213,524.
India renditet e dyta, ku çdo ditë po regjistron shifra të larta infektimi ditor. Gjatë 24 orëve të fundit, ka shënuar mbi 1,610 të infektuar, duke e çuar numrin në total 6,473,544 njerëz. Ndërkohë kanë humbur betejën me jetën 100,875 persona.
Gjithashtu, Meksika është një nga vendet me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë orëve të fundit ka shënuar 4,775 raste të reja infeksioni, ndërkohë kanë ndërruar jetë mbi 414 persona, duke e çuar shifrën në total 78492.
Situata paraqitet problematike dhe në Evropë, ku disa vende si Italia, Greqia dhe Spanjë po përballen me një shpërthim të dytë të Covid-19. Disa prej tyre kanë vendosur shtrëngim të masave parandaluese dhe po shkojnë drejt izolimit.
Lajmi kryesor: