Rosita Missoni

VIP & Spektakël

Bota e modës në zi! Shuhet në moshën 93-vjeçare stilistja italiane, Rosita Missoni

2 Janar, 21:59| Përditesimi: 2 Janar, 22:02

  • Share

Stilistja italiane, Rosita Missoni ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Raportohet se ajo mbylli sytë përgjithmonë të mërkurën e 1 janarit në shtëpinë e saj në Sumirago, në veri të Italisë.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Ottavio, filluan rrugëtimin e tyre të përbashkët në modë në vitin 1953.

Nga një biznes i vogël familjar, shtëpia e Missoni u shndërrua në një nga atelietë më të rëndësishmet në botë, duke e bërë Milanon kryeqytetin e modës të nivelit të lartë italian.

E lindur në vitin 1931 në Golasecca, Rosita u rrit në një familje me një traditë të hershme në artin e krijimit të veshjeve. 

Dizajni i saj i parë me material leshi ishte rezultat i këtyre përvojave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?