Mario Majollari me motrën e tij

Kronikë

'Bota ime je'! Motra e Mario Majollarit publikon videon prekëse nga dasma

15 Prill 2018, 11:21| Përditesimi: 16 Prill 2018, 09:30

  • Share

Motra e të ndjerit Mario Majollari ka prekur zemrat e fansave të saj me një postim në ‘Facebook’ për të vëllain. 28-vjeçari u ekzekutua pak ditë më parë në kryeqytet, ndërsa dhimbja vazhdon të jetë e madhe për familjarët e tij.

Motra e tij ka publikuar sot një video në rrjet, ku shfaqet së bashku me Marion në një dasmë, duke kënduar këngën e Artiola Toskës ‘Mirëmëngjes dashni’. Në video, dëgjohet momenti kur motra i thotë të vëllait se ‘bota ime je’, ndërsa shfaqen të lumtur dhe të qeshur pranë njëri-tjetrit.

Mario Majollari u vra pranë banesës së tij në Kinostudio, për hakmarrje, ku autori i krimit dyshohet të jetë shtetasi Kastriot Gjuzi. I ati i viktimës, Avni Majollari, ishte dënuar për vrasjen e dy personave në vitin 2000, njëri prej të cilëve ishte vëllai i Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzin

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahipi: 15/04/2018 20:30

    Mire e ke Emigranto por as 100 milion € se kthejn Marion ne jete . Po Europa plak dhe kurve Kshu e bo I mban arabt dhe Afrikant dhe kthen shqiptaret

    Përgjigju
  • Emigrant: 15/04/2018 17:13

    Familja duhet te shkoje ne gjykaten e strasburgut ku te procedohet shteti i suedez me 10 miljon euro per refuzimin e azilit per efekt pasiguri jetese qe HYJNE tek te drejta e njeriut dhe si PASOJE vdekje e 28 vjecarit mire eshte te KOMUNIKOJE te me avukat in e popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?