Bota në luftë, Shqipëria 'hap' thesin për blerje armatimesh! 48.3 mld lekë në 2024 për Mbrojtjen, rritje me 16.8%! 4.7 mld për armatime e pajisje luftimi! Investime për dronë

5 Nëntor 2023, 15:24| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 15:43

  • Share

Shqipëria planifikon të rrisë financimet në fushën e mbrojtjes në buxhetin e vitit 2024. Nga 40.2 miliardë lekë që përmbante buxheti për vitin 2023, për vitin e ardhshëm shpenzimet për mbrojtjen janë rritur me 8.1 miliardë lekë, duke shkuar në nivelin e 48.3 miliardë lekë, ose 460 milionë euro.

Nga gjithë totali i buxhetit të vitit 2024, ministria e Mbrojtjes pritet të marrë për herë të parë 2% të tij, duke plotësuar në këtë mënyrë kriterin e NATO-s ku vendi ynë bën pjesë prej prillit 2009. Nga të gjithë sektorët brenda kësaj ministrie, rritje domethënëse e shpenzimeve është planifikuar tek forcat e luftimit, të cilat do të marrin 24.9 miliardë lekë, nga 18.2 miliardë të investuara në vitin 2023. Rritje ka edhe tek mbështetja e luftimit me 8 miliardë lekë, nga 7.6 miliardë të akorduara në 2023-shin. Fatkeqësitë natyre dhe mbështetja për emergjencat civile është parë e udhës të ketë po ashtu rritje për vitin që vjen.

Tek forca e luftimit, është planifikuar që të investohet në armatim të lehtë, municione, makineri dhe pajisje në vlerë 4.7 miliardë lekë, me parashikim rritje edhe për vitet 2025 dhe 2026, përkatësisht në vlerat 5.7 dhe 5.2 miliardë lekë. Edhe për këtë vit ministria e Mbrojtjes planifikon të investojë për dronë pa pilotë UAV, teksa do të shpenzohen 2.2 miliardë lekë, siç është parashikuar edhe në investime për hangarin e tyre për qëndrim dhe testim, deri në 180 milionë lekë.

Viti që po lëmë pas e bënë Shqipërinë vendin anëtar të NATO-s që ka shpenzuar më pak për sektorin e mbrojtjes, referuar të dhënave të vetë aleancës, 9100 lekë për frymë, teksa fqinjët e Malit të Zi e kanë 14700 lekë dhe Maqedonia e Veriut me 11100 lekë për frymë, duke mos pasur asnjë krahasim me vendet më të mëdha që janë pjesë e NATO-s, si Gjermania dhe Franca, përkatësisht, 66000 lekë dhe 72000 lekë. Pas fillimit të luftës në Ukrainë, aleanca e atlantikut të veriut ka njoftuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen nga të gjitha vendet anëtare.

PROJEKTBUXHETI NË TOTAL

2023            40.2 mld lekë
2024             48.3 mld lekë

FORCA E LUFTIMIT         

2023            18.2 mld lekë
2024            24.9 mld lekë

MBËSHTETJA E LUFTIMIT

2023            7.6 mld lekë
2024            8 mld lekë

DRONË PA PILOT UAV

2023            2.1 mld lekë
2024            2.2 mld lekë

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sot: 06/11/2023 11:30

    "Presim nga Qeveria Rama"qe ne 4 dhjetorin te Organizoj paraden me Rastitin e Dites se krijimit te Ushtris Shqiptare 04 12 1912 Nga Qeveri e Ismail Qemalit ? Dhe "Rama si Qeverie e Vlores" po Ashtu Bashke me Ministret Mimi kodheli Olta xhaçka Niko Peleshi Dhe 40 Gjeneralet e 6 Forcave FT.FA.FD AFA.BMR.SHT pergjitheshem: ne vitet respektive ne drejtimin e ketyre forcave? Ti japin llogari popullit per buxhetin e 12 viteve 135.Milion€/vit x 12vite = 1.6 miliard € totali nga keto 40% jane paga 60% jane investime 900 milion € investime ,cfare armesh logjistik apo trajnime jane kryer, ku ka shkuar Ne pergatitje trupash Apo Armatim Apo dhuron Nato ju i fusni ne magazinat e Ushtris si investime ,Çfare strategjish mbrojtje e sulmi Organizohet ne Ministri nga 300 Oficer te larte pa Arme e pa trupa per cfare e marin rrogen gjith kjo Armat gjeneralesh !? kjo me "Rezervistet" ishte goditje posht Brezit 50 vjec deri ne 65 !! Pse Ata nuk i ngrin ne kohe problematikat si largimet DEZERTIMET, Armatimin tenderat korruptiv ,korrupsionin ne rekrutim ne grada ,ne Misione ,po vjedhjet neper reparte nga çdo grad Po lendet narkotike politizimi i ushtris,po mardheniet seksuale ne kushte presion nen uniform e brenda Orarit Zyrtar ??? Ne 4 Dhjetor jepi llogari popullit Per gjendjen e Ushtris ,Leri Investimet sot se Ato nuk ka kush ti perdore me Mos te harrojne Shqitaret se nuk plotsojn nenin 5 te NATOS,!? Lexojeni cfare thot ? Dhe Largoj Ata gjenaral Partish e Ministre Mbrojtje te mos ket me kurre Shqiperia TURP PER GJENDJEN

    Përgjigju
  • Red: 06/11/2023 07:04

    Shqipria hap thesin apo kush ka te ardhurat e ketij vendi me kok te vet ka hapur thesin? Ësht shume e gabuar si shprehje , thuhet shqipria kur jan pyetur gjith shqiptaret per një vendim, shendet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?