Foto ilustruese

Bota

Bota ‘nën pushtetin’ e pandemisë, studiuesit ‘shpikin’ çamçakëzin anti-COVID: Zvogëlon sasinë e virusin në pështymë dhe ndihmon në kufizimin e transmetimit

24 Nëntor 2021, 10:55| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 10:56

  • Share

Ndërsa jemi në kulmin e një vale të re të pandemisë, studiuesit mundohen të gjënë gjithnjë mënyra të reja për të parandaluar virusin e COVID-19 dhe format e tij më të rëndë. Këtë herë kanë ardhur me një “shpikje” të re, një çamçakëz!

Çamçakëzi eksperimental përmban një proteinë që “vë në kurth” grimcat e koronavirusit dhe mund të zvogëlojë sasinë e virusit në pështymë dhe kështu të ndihmojë në kufizimin e transmetimit, veçanërisht kur një person flet ose kollitet.

Çamçakëzi përmban kopje të proteinës ACE2 që gjendet në sipërfaqet e qelizave, të cilat virusi i përdor si një “portë” për të depërtuar në qeliza dhe për t'i infektuar ato.

Studiuesit të Universitetit të Pensilvanisë,  shpjeguan se nga eksperimentet e bëra, rezultoi se mostra e pështymës dhe tamponi i personave të infektuat, grimcat e virusit u lidhën me "receptorët" ACE2 në çamçakëz.

Studiuesit thanë se përdorimi i çamçakëzit për të reduktuar ngarkesat virale në pështymë mund të shtojë përfitimin e vaksinave dhe do të ishte veçanërisht i dobishëm në vendet ku vaksinat nuk janë ende të disponueshme ose të përballueshme.

Megjithëse çamçakëzi nuk është i disponueshëm për përdorim, ai mund të jetë një hap premtues për të ardhmen.

Bota po përjeton sërish një valë të re të COVID-19 dhe kjo për shkak të shfaqjes së variantit delta, i cili ka rezultuar më i rrezikshmi dhe agresivi. Ndërsa rastet e infektimeve dhe viktimave nëpër botë po rriten vazhdimisht, qeveritë e vendeve po marrin masa të reja shtrënguese për të mbajtur situatën nën kontroll.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?