Avion luftarak

Bota

Bota po armatoset, rekord shpenzimesh ushtarake për vitin 2017

28 Qershor 2018, 18:36| Përditesimi: 28 Qershor 2018, 18:46

  • Share

Vitin e kaluar bota shpenzoi shumën rekord prej 1 739 miliardë dollarësh për armatime dhe ushtri. Në vitin 2017 këto shpenzime u rritën 1,1% krahasuar me vitin 2016.

Këto të dhëna u paraqitën nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Paqen (SIPRI) në raportin e tij të fundit.

Vendet që rritën shpenzimet janë SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Rusia. Shpenzimet e këtyre pesë vendeve përfaqësojnë 60% të totalit botëror të shpenzimeve.

Në Bashkimin Europian, më shumë ka shpenzuar Britania e Madhe, e ndjekur nga Franca, Gjermania dhe Italia. SIPRI u krijua në vitin 1966.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?