'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00 në ekranin e Report Tv.
Nën moderimin e gazetarit Denis Minga, “Bota Report” synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës.
Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale.
A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Çfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?
Me qasje profesionale dhe analizë të thelluar, 'Bota Report' bëhet dritarja juaj për lajmet dhe ngjarjet më të rëndësishme në arenën botërore.
Komente
