Papa Françesku, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, është vajtuar në mbarë botën nga miliona besimtarë e qytetarë të të gjitha feve.
Me thirrjet për paqe dhe mbrojtjen e të varfërve, ai u kthye në një udhërrëfyes shpirtëror global.
Në shumë vende janë zhvilluar lutje dhe homazhe, ndërsa në kishat katolike janë ndezur qirinj në nderim të jetës dhe misionit të tij. Ndërkohë, Argjentina do të mbajë shtatë ditë zie.
Priftërinjtë kanë ngritur një portret të Papa Françeskut në shenjë nderimi, pas lajmit për vdekjen e tij, në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, ndërsa flamujt evropianë u ulën në gjysmështizë përpara Komisionit të BE-së në Bruksel.
Vatikani pritet të shpallë së shpejti datën e funeralit dhe detajet për zhvillimin e konklavës për zgjedhjen e Papës së ri.
Komente
