Qyteti Volgograd

Botërori 2018, asnjë nuk do që të shkojë në Volgograd

2 Maj 2018, 19:35| Përditesimi: 2 Maj 2018, 19:40

  • Share

Botërori që do të zhvillohet në Rusi po bëhet gati të shkruajë një tjetër të faqes së historisë së këtij sporti. Por organizatorët po përballen me situata të ndryshme, me ndeshje ku nuk ka më bileta dhe të tjera ku stadiumet mund të jenë bosh.

Në nëntë nga 11 qytetet që do të presin Kupën e Botës nuk ka më bileta: Moskë, Shën Petërsburg, Kazan, Samara, Nizhny Novgorod, Sochi, Rostov, Kalingrav dhe Ekaterinburg, që normalisht e kanë vlerësuar veprimtarinë si më të rëndësishmen që zhvillohet një herë në katër vjet.

Por pesë ndeshje të tjera, katër prej të cilave në Volgograd, ish-Stalingradi i famshëm, ka ende bileta në shitje. Angli-Tunizi, Nigeri-Islandë, Egjipt-Arabia Saudite dhe Japoni-Poloni nuk kanë ngjallur interesimin e ndeshjeve të tjera.

Anglia është mes favoriteve për të fituar Botërorin, por duket se incidentet diplomatike mes dy vendeve ka sjellë këtë mini-bojkot të tifozëve britanikë. Koincidencë apo jo nuk i dihet, por Volgograd është i vetmi qytet që nuk ka as prenotime në qytete. Askush nuk do të shkojë atje!

Ndeshja e pestë që praktikisht pritet të luhet në një stadium bosh është ajo e Saransk, mes Panama dhe Tunizisë. Asnjë biletë nuk është shitur për sfidën e 28 qershorit…

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?