Lojtarët gjatë ndeshjes Kore e Jugut-Meksikë

Botërori 2018/ Meksika mposht 2-1 Korenë e Jugut dhe kualifikohet pa probleme

23 Qershor 2018, 12:16| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 19:04

  • Share

Meksika, pasi mundi Gjermaninë, nuk e ka pasur aspak të vështirë të fitojë 2-1 edhe kundër Koresë së Jugut, një nga ekipet më të dobët, të paktën në dy ndeshjet e para në grupe.

Një fitore që kualifikon Meksikën dhe eliminon Korenë e Jugut. Meksika kaloi në avantazh në mesin e pjesës së parë, pas penalltisë së kthyer në gol nga Carlos Vela, e cila u akordua pas një prekje të topit me dorë nga mbrojta e Koresë së Jugut. Në minutën e 66-të, futbollisti simbol i meksikanëve, Javier Hernandez mbylli llogaritë me golin e dytë pas pasimit të marrë nga Lozano. Me katër gola, ai është bërë golashënuesi më i mirë i Meksikës në historinë e Botërorëve.

Në minutën e 93-të, Koreja e Jugut realizoi golin e nderit, të parin në këtë botëror, me anë të futbollistit më të mirë, Heung-Min Son, sulmuesi i Tottenham. Në ndeshjet e fundit të Grupit F, Meksikës i mjafton të mos humbasë ndaj Suedisë, për të pasur garancinë e vendit të parë, duke shmangur vendin e parë të Grupit E, që ndoshta mund të ishte Brazili.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?