Sport

Botërori 2018 / Qytetet dhe stadiumet: Ekaterinburg

1 Qershor 2018, 00:00| Përditesimi: 14 Qershor 2018, 15:16

  • Share

Kryeqyteti i Uraleve është i vetmi qytet në botë që i përket dy kontinenteve të ndryshem, Evropës dhe Azisë, si dhe një nga qytetet me mistere ende të pazgjidhura. Dikur nje fshat i braktisur minatoresh, Ekaterinburgu u rrit dhe sot është qyteti i tretë më i madh në Rusi.  Për disa dekada qyteti ishte një territor i mbyllur, ndërsa sot është një megalopol që duket se jeton në dimensione të ndryshme. Këtu, ndërtesat ultramoderne qëndrojnë krah për krah me shtëpitë e shekullit të 18-të dhe të 19-të, si dhe ato të epokës sovjetike.

“Ekaterinburg Arena”

Stadiumi i Ekaterinburg-ut  është kombinim I stadiumit original dhe atij të rikonstruktuar, me kapacitet 35 000 vende. Ai ruan prej të vjetrit të ndërtuar në vitin 1953, fasadën,  si pjesë e trashëgimise arkitektonike. Projektuar për një periudhë 5 vjecare, stadiume është konceptuar si pjesë e rëndësishme e qytetit dhe nisi ndërtimin në vitin 2015. Ai mendohet se do të jetë shtysë për zhvillimin e sporteve dhe fillimi i historisë së transformimeve të mëtejshme të qytetit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?