Lojtaret e Kroacise duke festuar kualifikimin

Sport

Botërori 2018/ Kroacia mposht Rusinë me penallti dhe kalon në gjysmëfinale përballë Anglisë

7 Korrik 2018, 20:22| Përditesimi: 8 Korrik 2018, 09:02

  • Share

Belgjikë-Francë dhe Angli-Kroaci janë dy gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të Rusisë. Gjysmëfinalistja e fundit ishte Kroacia, që mposhti vendasit e Rusisë me penallti 4-3, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyll me rezultatin 2-2.

Fillimisht vendasit kaluan në avantazh me një super gol të shënuar nga Denis Cheryshev në të 31', por Kroacia barazoi me Andrej Kramaric 8' më pas duke e mbyllur pjesën e para në barazim. Në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë dhe 90’ nuk nxorën një fitues duke i dërguar dy ekipet në shtesë.

Në shtesën e parë Vedran Corluka në minutën e 101 shënoi për Kroacinë, por Rusia nuk u dorëzua dhe barazoi në të 115' me Mario Fernandes duke mbyllur 120 minuta në barazim.

Nga pika e bardhë e penalltive Kroacia arriti që të fitonte 4-3 përballë Rusisë duke vijuar më tej në gjysmëfinale ku e pret Anglia, ndësa Rusia i jep lamtumirën Botërorit me një paraqitje shumë herë më të mirë sesa pritej.

Rusi 2-2 Kroaci

Rusi 1-1 Kroaci
Komento

Komente

  • Hasani: 07/07/2018 23:35

    Rrofte Kroacia rrofte BE poshte Rusia poshte Serbia poshte Putini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?